Një muaj më parë, skuadra e Chelsea triumfonte në edicionin e parë të botërorit për klube, por sezoni i ri 2025-2026 i Premier League nuk ka nisur mbarë për londinezët. Në fushën e tyre, “blutë” barazuan pa gola ndaj Crystal Palace.
Gjithsesi, trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka pohuar se ishte i kënaqur me performancën e ekipit të tij. Kampionët e botës u shfaqën të ngadaltë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, duke mos arritur të krijojnë shumë mundësi të qarta shënimi.
“Mendoj se krijuam mjaftueshëm raste për të fituar ndeshjen. U përpoqëm të krijonim raste, por humbëm disa prej tyre, por në përgjithësi jemi shumë të kënaqur me performancën sepse ata kanë luajtur tashmë shtatë ose tetë ndeshje deri më tani”, tha Maresca.
“Ne sapo kemi filluar të luajmë ndeshje dhe kemi patur një periudhë shumë të kufizuar për t’u përgatitur. Mendoj se nuk lamë shumë hapësira në mbrojtje për kundërshtarët. E dimë mirë se na duhet ende të punojmë për të sistemuar gjërat ashtu si duhet”, tha italiani.
The post Maresca: I kënaqur me barazimin ndaj Palace pas përgatitjes së kufizuar që kemi bërë appeared first on Telesport.