Ka ardhur një lajm i rëndësishëm pas dëmtimit të rëndë të portierit të Frosinones, Alen Sherri, i cili u përplas ashpër me shokun e skuadrës Calò gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Monza (fitore 0-1 në ‘U-Power Stadium’).
Sipas raportit zyrtar mjekësor të publikuar sot nga klubi, bëhet me dije: “Frosinone Calcio njofton se lojtari Alen Sherri, pas përplasjes gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë, është liruar sot në mëngjes nga Spitali ‘San Gerardo’ në Monza në gjendje stabile. Lojtari ka pësuar fraktura të shumta në fytyrë, të cilat do t’iu nënshtrohen kontrolleve të mëtejshme”.
Pas ndeshjes, trajneri Massimiliano Alvini komentoi: “Ishte një ndeshje e vështirë për shkak të temperaturave, ritmi nuk ishte shumë i lartë, por ne luajtëm me ekuilibër dhe ofruam një paraqitje të mirë. Gjatë këtij muaji, skuadra ka përparuar shumë dhe ky rezultat është i rëndësishëm për rrugëtimin tonë këtë sezon.
Gjendja e Sherrit nuk është shumë inkurajuese, ai është ende në spital. Shpresojmë të mos ketë nevojë për operacion, por shqetësimi ekziston. Jemi të kënaqur për kalimin në raundin tjetër dhe këtë kualifikim ia dedikojmë Alenit”.
The post Alen Sherri lë spitalin në gjendje stabile, pas dëmtimit të rëndë në Monza-Frosinone appeared first on Telesport.