Jo vetëm Zalewski… Pas largimit të anësorit të majtë tek Atalanta, Interi po punon për një tjetër “dalje”, të Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar, zyrtarisht në merkato që nga fillimi i korrikut, ka rifituar interesimin e fortë të Bologna, e cila ka parakaluar Torino në këtë “ankand”.
Klubi emilian ka pëlqimin e plotë të lojtarit (kujtojmë që Asllani, një muaj më parë refuzoi transferimin te Betis) dhe është gati të ulet në tavolinë për negociatat me Interin. Zikaltrit e vlerësojnë ish-lojtarin e Empolit jo më pak se 15 milionë euro dhe po shqyrtojnë mundësinë e shitjes përfundimtare ose, si opsion i dytë, huazimit me detyrim blerjeje.
Dallimi me Bologna nuk është aq te vlera e kartonit, por formula e shitjes. Oferta që bolonjezët janë gati të bëjnë nuk shkon përtej huazimit me të drejtë blerjeje. Megjithatë, marrëveshja iu intereson të dyja klubeve dhe me fillimin e javës diskutimi pritet të intensifikohet, me mundësi të mira për të gjetur pikë takimi.
E mundshme është që, siç ndodhi me Esposito te Cagliari, Bologna të arrijë zbritje të çmimit të shqiptarit në këmbim të një përqindjeje për zikaltrit në rast shitjeje të ardhshme të shqiptarit.
The post Bologna rrit presionin për Asllanin. Zikaltrit nuk e shesin më pak se 15 mln euro, ja pengesat e operacionit appeared first on Telesport.