Guardiola: Edhe vjet e nisëm me vrull të madh, kam ende mjaft lojtarë të tepërt në ekip

Trajneri Pep Guardiola përsëriti nevojën e Manchester City për të zvogëluar numrin e lojtarëve në dispozicion para përfundimit të merkatos së verës. Ai la Ederson dhe Savinho jashtë skuadrës në ndeshjen e parë në Premier League, ku “citizens” fituan 4-0 ndaj Wolves.

Këta dy lojtarë mund të largohen nga stadiumi “Etihad”, por Guardiola ka lënë të kuptohet se mund të ketë më shumë largime deri më 1 shtator. “Nuk dua t’i lë lojtarët në shtëpi. Nuk është e shëndetshme, nuk mund të krijosh një atmosferë të mirë për të garuar”, tha Guardiola.

Të gjithë duhet ta ndiejnë se mund të luajnë, mund të ndihmojnë, mund të garojnë me shokët e tyre për të mposhtur kundërshtarin. Nuk është e re. Situata është ajo që është dhe në dy javët e ardhshme do të flasim me lojtarët, agjentët e tyre dhe do të gjejmë një zgjidhje”, tha spanjolli.

Duke komentuar suksesin 4-0, ai tha: “Edhe sezonin e kaluar e filluam me uri dhe energji. Nuk kam asnjë ankesë për mënyrën se si po sillemi në seancat stërvitore. Por do ta shohim. Është vetëm ndeshja e parë, kështu që ka ende shumë pikë për të luajtur“.

Pjesa e parë ishte e mirë, e dyta jo. Qëndrimi dhe shumë gjëra ishin të mira, por pjesa e dytë, ata ishin më të mirë në momente të caktuara. Është mirë të përmirësohemi duke fituar 4-0.

“Të gjithë lojtarët e rinj ishin mbresëlënës. Tijjani ishte një nga lojtarët më të mirë në Serie A, ai ka një ritëm të pabesueshëm”, tha Guardiola.

Në fund, ai komentoi: “Në ndeshjen e parë nuk i dihet kurrë. Nuk luajtëm shumë miqësore në parasezon, por shumë gjëra ishin të mira, veçanërisht në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, humbëm shumë, por ndoshta kjo është normale në fillim të sezonit“.

The post Guardiola: Edhe vjet e nisëm me vrull të madh, kam ende mjaft lojtarë të tepërt në ekip appeared first on Telesport.