“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme për mua të jem kapiten i ekipit tim të preferuar, një përgjegjësi e madhe për të cilën jam krenar“.
Është kjo deklarata e dhënë nga Manuel Locatelli drejtuar tifozëve të Juventus pak ditë më parë në stadiumin “Allianz”. Një përgjegjësi dhe krenari për mesfushorin 27-vjeçar.
“Nuk dua të flas për veten time, por dua të përmend një legjendë si Vialli, një person i jashtëzakonshëm. Fitorja vjen nëpërmjet punës në grup, ky është qëllimi ynë, siç thoshte Luca. Përpara Juve“, shtoi Locatelli.
“Ekipi e ndjen këtë. Juventus është i ri dhe të qenit këtu me të ardhmen ka qenë gjithmonë forca jonë. Të shohësh rritjen e tyre është diçka e jashtëzakonshme dhe të gjithë jemi shumë krenarë për këtë te Juventus”, tha mesfushori bardhezi.
Në fund, kapiteni i Juventus foli qartë për objektivat sezonale: “Qëllimi ynë është të fitojmë, gjithmonë”. Ky është sezoni iu pestë për Locatelli te Juventus, që në 183 ndeshje ka realizuar 6 gola.
The post “Ndjenjë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për mua të jem kapiteni i Juventus” appeared first on Telesport.