Në letër duket një Milan i ri, por në fakt ndaj Barit ishte shumë më pak i tillë. Në ndeshjen e parë të sezonit, në epokën e re të Allegrit, ishin të njëjtët lojtarë që mbanin “timonin” e skuadrës kuqezi; Rafa Leao dhe Christian Pulisic.
Portugezi, para se të shqetësonte “San Siron” për problemin në pulpën e këmbës, shënoi një gol që u quajt “mrekulli”. I pari në sytë e Max, i cili ishte prezent në stadium, jo në stolin kuqezi (vuante pezullimin), edhe me temperaturat e larta të Milanos.
Krosim nga e djathta e Tomorit, goditje e shkëlqyer me kokë e Leao dhe gol. Diçka e rrallë absolute për të dy, si bashkëpunim, te Milani. Numrat flasin më qartë: për Rafa ishte goli i katërt me kokë që nga viti 2019 (gol tipik për një numër 9), ndërsa Tomori regjistroi asistin e katërt me Milanin.
Asist i një mbrojtësi të vërtetë, me ish-lojtarin e Chelsea që e përballoi gjithë ndeshjen në krahun e djathtë. Krosim perfekt nga anglezi, i cili nuk dallon veçanërisht për cilësinë e lojës me këmbë, sipas statistikave.
Që nga ardhja e tij te Milani, Tomori numëron katër krosime të suksesshme në Serie A. Ta shihje aty, duke shpërndarë topin si një “regjisor” i vërtetë, dukej gati e pazakontë. Një “mrekulli” e Allegrit, që e bën numrin 23 kartë të çmuar të Milanit të tij fleksibël, në pozicionim sipas nevojave.
Pastaj janë ata; Santiago Gimenez dhe Youssouf Fofana, thuajse të harruar në një Milan që ka rinovuar mesfushën dhe po kërkon me çdo kusht një sulmues në merkato. Meksikani dha një asist, u shfaq i gatshëm edhe pas golit në miqësoren ndaj Leeds (po, komunikon pak me shokët, por është njeri i zonës së rreptësisë).
Ish-lojtari i Monaco, i vendosur si “mezz’ala”, alternoi lojën inteligjente me depërtimet shumë të rrezikshme në zonën e rreptësisë. Për karakteristika dhe dobishmëri, ai është vetëm pas Modric në mesfushën kuqezi.
The post ANALIZA / Milani shijon “mrekullinë” e parë allegriane, Gimenez dhe Fofana japin sinjale pozitive appeared first on Telesport.