PSG, debutim i mirë në Ligue 1. Luis Enrique: Të dalim nga zona jonë e rehatisë

Pas fitores 1-0 në transfertë ndaj Nantes, Luis Enrique foli për “Ligue 1+”, duke shprehur kënaqësinë për tri pikët e para: “Gjendja fizike? Është një pyetje që iu pëlqen të gjithë gazetarëve, sepse shqetësohen për aspektin fizik dhe mendor të skuadrës sonë. Është fillimi i kampionatit, po stërvitemi mirë. Dua t’i vlerësoj lojtarët e mi, bënë një ndeshje shumë të mirë”.

Për objektivat e sezonit: “Detyra ime është ta përmirësoj skuadrën. Ende na mungon ndjenja me topin, çka është më e rëndësishme se gjendja fizike. Kemi një skuadër të re, plot djem ambiciozë. Ishte vetëm ndeshja e parë e sezonit, jemi të qetë dhe plot besim. Kemi nevojë për të gjithë lojtarët.

Nëse duam të fitojmë trofe dhe të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, na duhet kontributi i të gjithëve. Do të përpiqem të vazhdoj me të njëjtën filozofi, por për të qenë ambiciozë duhet t’i ndryshojmë disa gjëra, sidomos me lojtarët që kemi afruar. Mentaliteti ynë është të dalim nga zona e rehatisë”.

The post PSG, debutim i mirë në Ligue 1. Luis Enrique: Të dalim nga zona jonë e rehatisë appeared first on Telesport.