Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Pejë, duke shkaktuar kolona të gjata.
Pamjet e publikuara nga “Drenica Online”, dëshmojnë trafikun e bllokuar në atë zonë.
Krahas videos është raportuar për tri vetura të aksidentuara dhe për persona të lënduar.Lidhur me aksidentin Gazeta Express është në pritje të përgjigjes nga policia.