Pasi fitoi Superkupën e Europës të mërkurën, me penallti ndaj Tottenham, PSG e ka nisur me fitore edhe sezonin e ri në Ligue 1. Parizienët kanë fituar në transfertë 0-1 ndaj Nantes.
Pavarësisht fitores, nuk ishte një ndeshje aspak e lehtë për PSG-në, gjë që e tregon edhe rezultati. Ishte Vitinha që zhbllokoi shifrat në minutën e 67-të, me një goditje shumë të bukur nga distanca, por me shumë fat, pasi u devijua nga mbrojtësi kundërshtar dhe përfundoi në rrjetë. SHIKOGOLINEVITINHA
Pak minuta më pas, ishte Goncalo Ramos që dërgoi topin në rrjetë, por goli i portugezit u anullua nga VAR, për pozicion jashtë loje. Rezultati përfundimtar 0-1. PSG e nis sezonin me këmbë të mbarë.
The post Vitinha, lojtar fantastik! PSG e nis me fitore, por vuan shumë ndaj Nantes (video) appeared first on Telesport.