Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, E.S. dhe Sh.S., ndërsa për të miturin U.S. masa e arrestit shtëpiak.
Të tre të dyshuarit ngarkohen me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje”.
Ata janë arrestuar pas hetimeve të mëhershme në koordinim me Policinë e Kosovës dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.
“Gjatë aksionit, janë sekuestruar një veturë, substancë narkotike e llojit marihuanë dhe kokainë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash”, thuhet në komunikatë.
The post Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të ndaluarve për narkotikë në Mitrovicë u caktohet paraburgimi appeared first on Kosovapost.net.