Dy 17 vjeçarë, E.L dhe L.G, kanë përfunduar në pranga te policisë sot rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Ata dyshohet se kanë kryer një grabitje në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i njësiteve policore nga stacioni Veriu, me ç’rast është arritur edhe kapja e të dyshuarve.
Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana.
“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, tha ai për Klankosova.tv.
Klankosova.tv mëson se të dyshuarit kishin hyrë të maskuar në një pikë të derivateve, të armatosur me mjete të ftohta dhe kishin arritur që të merrnin një shumë të parave, duke ikur më pas në drejtim të panjohur.
The post Dy 17 vjeçarë arrestohen në Prishtinë, dyshohet se grabitën një pompë të derivateve appeared first on Kosovapost.net.