Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-Presidenti, Behgjet Pacolli për FrontOnline tha se nëse disa kandidatura nuk marrin mbështetje të mjaftueshme për kryetar të Kuvendit , duhet të gjendet një emër që ka besim të gjerë politik.
“Nëse disa kandidatura nuk kanë mbështetje të mjaftueshme, atëherë duhet të gjendet një emër që gëzon besim të gjerë politik, duke tejkaluar ndarjet partiake dhe duke vendosur interesin e shtetit mbi atë partiak’’, tha ish-ministri Pacolli për Front Online.