Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prizren dhe ka sekuestruar substanca narkotike.
Në njoiftim thuhet se zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Prizrenit, pas një punë hetimore në teren, nën dyshimin për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike kanë arrestuar të dyshuarin H.K., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar).
Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar dy lokacione, përkatësisht banesat e të dyshuarit.
“Gjatë kontrollimit në njërën banës janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim: substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit kokainë, me peshe 4 kg e 440 gr., dy peshore, 260 euro dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë: I.H., viti i lindjes 1968 dhe e dyshuara E.R., viti i lindjes 1995.
“Janë konfiskuar edhe dy vetura, njëra me targa belge e tjetra vendore”, vijon njoftimi.
Ndaj të dyshuarave është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Lidhur me rastin tre të dyshuarit me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
The post Policia godet rrjetin e drogës në Prizren, arreston tre persona dhe sekuestron mbi 4 kg kokainë appeared first on Kosovapost.net.