Ederson te Galatasaray? Guardiola e lë jashtë dhe shpjegon: Duket se është i dëmtuar…

“Duket se është i dëmtuar”. Kështu, Guardiola justifikoi vendimin për ta përjashtuar nga lista e të grumbulluarve për ndeshjen e parë të Premier League 2025-2026, kundër Wolverhampton, pikërisht Ederson, portierin brazilian, i cili po lidhet me transferimin e mundshëm te Galatasaray.

Kjo për faktin se Ederson, nga njëra anë, ndihet në rrezik aktivizimi pas ardhjes së Trafford (rinovimi me klubin anglez duket i pamundur), ndërsa nga ana tjetër klubi turk ka lënë të kuptohet se dëshiron ta transferojë për 10 milionë euro.

Në konferencën për shtyp, Guardiola sqaroi vendimin për ta lënë Ederson jashtë ndeshjes “inauguruese” të Premier League: “Ai nuk ka ardhur tek unë të më thotë se do të largohet apo se ka marrë ndonjë ofertë. Unë punoj me të gjithë lojtarët që janë këtu, por askush nuk mund të dijë se çfarë do të ndodhë…”

Largimi eventual i portierit brazilian (i cili të dielën do të mbushë 32 vjeç), që duket se dëshiron të provojë një eksperiencë të re, gjithsesi do të varet edhe nga sezoni i kaluar jo bindës, ku lojrat e tij me këmbë kanë qenë shumë të rrezikshme dhe kanë kushtuar disa gola të pësuar.

Nga kjo lind ideja e Guardiolës, që në rast se Ederson largohet, ta zëvendësojë me Gianluigi Donnarumma, i cili është prishur totalisht me PSG-në dhe po kërkon një destinacion tjetër.

The post Ederson te Galatasaray? Guardiola e lë jashtë dhe shpjegon: Duket se është i dëmtuar… appeared first on Telesport.