Putin: Negociatat u zhvilluan në një atmosferë konstruktive dhe respekti të ndërsjellë

Vladimir Putin ka hapur konferencën për shtyp pas takimit që e pati me homologun amerikan, Donald Trump, duke theksuar se negociatat u “zhvilluan në një atmosferë konstruktive respekti të ndërsjellë”.

“Kishim diskutime shumë të detajuara dhe të dobishme”, tha ai, duke falënderuar Trumpin për propozimin e samitit në Alaskë.

Presidenti rus përmendi gjithashtu historinë e përbashkët të Rusisë dhe ShBA-së në Alaskë, duke e cilësuar atë si një vend “logjik” për zhvillimin e bisedimeve.

“Ne gjithmonë do të kujtojmë shembuj të tjerë historikë kur vendet tona arritën të mposhtnin armiqtë e përbashkët së bashku, në frymën e shoqërisë dhe aleancës që mbështetën njëra-tjetrën dhe ndihmuan njëra-tjetrën”, shtoi ai.

“Jam i sigurt se kjo trashëgimi do të na ndihmojë të rindërtojmë dhe të nxisim lidhje të ndërsjella të dobishme dhe të barabarta në këtë fazë të re, edhe gjatë kushteve më të vështira.”

Putin gjithashtu theksoi se marrëdhëniet aktuale mes SHBA-së dhe Rusisë kanë “rënë në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë”, duke e cilësuar një takim midis dy liderëve si “të vonuar prej kohësh”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.