Fifi po e shijon në maksimum periudhën e amësisë, duke mos e ndalur as për një çast pasionin për muzikën.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një video të ëmbël në rrjete sociale, ku i biri, ende i vogël, shihet duke i vizatuar në trup me stilolaps.
Në vend që të mërzitet, Fifi e përjeton momentin me buzëqeshje të madhe dhe plot dashuri, shkruan “Kosovarja”.
Ndërkohë, në planin profesional, Fifi po punon për projekte të reja muzikore, duke e mbajtur publikun të interesuar e në pritje.