“Sot është një ditë e veçantë. Me nder të madh kemi pranuar kërkesën për rezidencë të Thiago Motta, duke e bërë atë zyrtarisht një nga bashkëqytetarët tanë”. Me këtë njoftim, kryetari i bashkisë së Sutrit (komunë me diçka më pak se 7 mijë banorë në provincën e Viterbos), bëri të ditur se ish-futbollisti dhe trajneri është bërë zyrtarisht banor i këtij fshati të Lazios.
Në zemër të Tuskisë, Sutri njihet për parkun arkeologjik, rrënojat e civilizimit etrusk, Nekropolin, amfiteatrin romak, tempullin pagan Mitreu dhe Villa Savorelli, rezidencë fisnike e periudhës së Rilindjes.
“Të kemi Motta mes qytetarëve të Sutrit është një arsye krenarie për administratën komunale dhe të gjithë qytetin”, – shtoi kryebashkiaku Matteo Amori. Nga komuna theksuan më tej: “Zgjedhja e Thiago për të jetuar këtu është një sinjal i rëndësishëm. Kjo do të thotë që territori ynë ende ka aftësinë të tërheqë personalitete me peshë, që i njohin bukurinë dhe vlerat njerëzore të tij”.
Motta, në marsin e kaluar, u shkarkua nga Juventusi, skuadër që e drejtoi për 42 ndeshje në 8 muaj, me një mesatare prej 1.67 pikësh për ndeshje.
The post Ku humbi Thiago Motta? Kthehet në Itali dhe bëhet… rezident në fshatin me 7 mijë banorë appeared first on Telesport.