“Historike”, reagimi i parë nga Shtëpia e Bardhë për takimin Trump-Putin

Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin sapo ka filluar, dhe reagimi i parë nga Shtëpia e Bardhë nuk ka vonuar.

Përmes një postimi në platformën “X”, është publikuar një fotografi që tregon mbërritjen e presidentit Putin dhe momentin kur ai, së bashku me presidentin Trump, ecin në tapetin ceremonial.

Në përshkrimin që shoqëron fotografinë, është përdorur vetëm një fjalë: “Historike”.

The post “Historike”, reagimi i parë nga Shtëpia e Bardhë për takimin Trump-Putin appeared first on Kosovapost.net.