PREMIER: Chiesa shpëton Liverpool nga zhgënjimi, Salah vulos pokerin dhe pastaj shpërthen në lot (VIDEO)

Me vuajtje por Liverpooli e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Premier, pasi ka mposhtur në shtëpi Bournemouthin me rezultat 4-2. The Reds ia dolën ta thyenin mbrojtjen e hekurt të skuadrës kundërshtare vetëm pas 37 minutash lojë. Ishte Hugo Ekitike, ai që realizoi golin e parë të këtij sezoni, duke debutuar me gol te The Reds në elitën e futbollit anglez.

Sulmuesi ia dedikoi golin Diogo Jotas, portugezit të Liverpoolit që ndërroi jetë tragjikisht këtë verë në një aksident me makine bashke me te vellain. Me këtë gol përfunduan 45 minutat e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte edhe më dramatike. Mysafirët vendosën ta shikonin Liverpoolin, që menduan se e kishin fituar këtë takim, kur shënuar me anë të Cody Gakpos në minutën e 49-të.

Antoine Semenyo i tronditi tifozët e Liverpoolit, kur u shënoi dy gola. Fillimisht lojtari realizoi në minutën e 64-të me asistimin e Brooks, ndërsa në minutën e 76-të e shërbeu Traore për 2-2. Liverpooli tentoi me të gjitha forcat për ta rikthyer epërsinë dhe këtë ia mundësoi Federio Chiesa në minutat e fundit të ndeshjes.

Italiani realizoi në minutën e 88-të, për ta rikthyer epërsinë e kampionëve në fuqi për 3-2. Mohamed Salah vulosi fitoren e Liverpoolit, duke realizuar për 4-2 në minutën e 90+4-të, duke qetësuar të gjithë në Anfield. Salah pas ndeshjes teksa festoi fitoren dhe tifozeria therriste emrin e Jota dhe koret per te, nisi te qante dhe te prekej jashte mase…

VIDEO E SALAH ME LOT – VIDEO

GOLI I CHIESA – VIDEO

GOLI I SALAH – VIDEO

Kështu, Liverpooli e nisë me fitore këtë sezon, ndërsa në javën e dytë përballen me Newcastle United, një përballje tejet e vështirë. Liverpooli është tani i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit në ditën e parë të një sezoni në Premier League.

The post PREMIER: Chiesa shpëton Liverpool nga zhgënjimi, Salah vulos pokerin dhe pastaj shpërthen në lot (VIDEO) appeared first on Telesport.