Pyetjet për arritje të marrëveshjes së paqes në Ukrainë i vërshuan Trumpin dhe Putinin në Alaska

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, bashkë me homologun e tij rus Vladimir Putin, nuk u përgjigjën pyetjeve të gazetarëve, të cilët ishin brenda hapësirës ku është duke u zhvilluar takimi mes ekipeve të tyre.

Putin u pyet se a është gati për një armëpushim në Ukrainë, si dhe a është gati për ndaljen e vrasjes së civilëve.

E Trump u pyet se a është në gjendje të bëjë një marrëveshje me Putnin në takimin e sotëm në Alaskë.

Pas kësaj pyetje Trump i falënderoi gazetarët dhe i larguan nga salla e samitit.

The post Pyetjet për arritje të marrëveshjes së paqes në Ukrainë i vërshuan Trumpin dhe Putinin në Alaska appeared first on Kosovapost.net.