Emmanuel Macron fotografohet nga paparacët gjatë pushimeve, befason me trupin teksa tregon që ka ‘six pack’

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, e kaluan fundjavën e kaluar në jug të Francës, në rezidencën e njohur presidenciale Fort de Brégançon.

Çifti u pa duke shijuar një atmosferë të qetë dhe diellin e Rivierës Franceze. Presidenti Macron u fotografua në një jaht, duke treguar formë të mirë fizike teksa drejtonte një Jet Ski, ndërsa Brigitte e kaloi pjesën më të madhe të kohës në kuvertën e sipërme, në shoqërinë e mikeshave të saj.

Fort de Brégançon është një kala mesjetare e vendosur në Bregdetin e Azurit (Côte d’Azur), e cila që prej vitit 1968 shërben si vendpushimi zyrtar i presidentëve francezë.

Foto: Backgrid

Ky paraqitje e çiftit vjen disa muaj pas disa momenteve të pazakonta dhe disi të sikletshme që tërhoqën vëmendjen e mediave. Në qershor të këtij viti, gjatë një vizite treditore shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, Macron dhe Brigitte mbërritën në aeroportin Royal Air Force Northolt në Londër.

Teksa zbrisnin nga avioni presidencial, Macron u përpoq t’i jepte dorën bashkëshortes për ta ndihmuar, por Brigitte preferoi të mbahej te parmakët, duke injoruar gjestin e tij. Ajo madje nuk e pa në fillim, por më pas i buzëqeshi.

Foto: Backgrid

Një episod i ngjashëm ishte regjistruar edhe më herët këtë vit në Hanoi të Vietnamit, kur kamerat kapën momentin kur Brigitte, sapo kishte zbritur nga avioni, e kapi Macronin me të dyja duart nga fytyra dhe e shtyu lehtë prapa. Presidenti e minimizoi këtë ngjarje, duke thënë se ishte thjesht një shaka dhe se çifti shpesh e ngacmon njëri-tjetrin në këtë mënyrë. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid