Qeveria ndan mbi 24 mijë euro dhe 10 vende të reja pune për Komunën e Mitrovicës së Veriut

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar sot kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 24,236.29 euro, përcjell KosovaPost.

Vendimi, i marrë në mbledhjen elektronike të kabinetit qeveritar, përfshin gjithashtu shtimin e dhjetë pozitave të reja të punës në këtë komunë, me qëllim rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Sipas Qeverisë, fondet do të përdoren sipas planit të paraqitur nga komuna dhe në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

The post Qeveria ndan mbi 24 mijë euro dhe 10 vende të reja pune për Komunën e Mitrovicës së Veriut appeared first on Kosovapost.net.