Xabi Alonso gjen përforcim ideal në mesfushë për sezonin e ri dhe pa paguar asgjë

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë deri tani Real Madrid, Xabi Alonso ka kërkuar vazhdimisht një mesfushor. Edhe pse janë përmendur disa emra për të ëprforcuar mesfushën e “Los Blancos”, deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Megjithatë, edhe nëse nuk ndodh transferimi i një mesfushori deri më 1 shtator, afat kur mbyllet merkato, Xabi Alonso duket se e ka “asin nën mëngë”. Konkretisht, është mesfushori premtues, Thiago Pitarch, një lojtar i ri që ka shkëlqyer gjatë fazës parasezonale dhe pati disa minuta lojë në miqësoren e fundit ndaj Tirol.

Po ashtu, Alonso ka dhe një zgjedhje të dytë: David Alaba. Austriaku ka prvouar edhe më parë të luajë në mesfushë, ndaj nuk do ishte habi aktivizimi i tij në këtë rol, sidomos në raste emergjence.

The post Xabi Alonso gjen përforcim ideal në mesfushë për sezonin e ri dhe pa paguar asgjë appeared first on Telesport.