Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës njofton se ka miratuar sot në parim kërkesën për huamarrje të Radio Televizionit të Kosovës. Në njoftim theksohet se kërkesa për huamarrje deri në 2,540,000 është miratuar në parim për qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik, transmeton KosovaPost.
Në mbledhjen elektronike të mbajtur sot , Qeveria në detyrë ka miratuar edhe:
Kërkesën e Komunës së Mitrovicës së veriut për ndarje të mjeteve financiare në shumë prej 24,236.29 euro dhe shtim të dhjetë (10) pozitave të reja në Komunën e Mitrovicës së veriut;
Kërkesën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për transfer të mjeteve buxhetore në shumë prej 2,300,000 euro, deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve “Investime Kapitale”, për përkrahjen financiare të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme për blerjen e makinerive të avancuara prodhuese dhe përpunuese;
Kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumë prej 489,932.72 euro të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore PRN046 “FAN Zahir Pajaziti”.
The post Qeveria miraton kërkesën e RTK-së për huamarrje appeared first on Kosovapost.net.