KEDS tregon foto nga punimet e sotme në Bresalc të Gjilanit

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka shpërndar disa foto ku janë shkrepur gjatë punimeve të sotme të planifikuara në Bresalc të Gjilanit, ku po bëhet vendosja e një ndarësi linjor, shkruan KosovaPost.

Poatimi i plotë:

📸 Këto foto janë shkrepur gjatë punimeve të sotme të planifikuara në Bresalc të Gjilanit, ku po bëhet vendosja e një ndarësi linjor.

Ky investim ka për qëllim reduktimin e mundësive për prishje, ⚡ dhe ndihmon në zbulimin 🔍 dhe eliminimin e shpejtë të tyre, duke siguruar furnizim stabil me energji elektrike 💡.

Gjatë ditës së sotme, KEDS po kryen punime në rrjet edhe nëpër qytetet e tjera të Kosovës – si në projekte investive, ashtu edhe në punë preventive dhe mirëmbajtje të rrjetit elektrik shpërndarës.

Për një shërbim dhe furnizim sa më cilësor me energji elektrike për konsumatorët tanë 🙌.

The post KEDS tregon foto nga punimet e sotme në Bresalc të Gjilanit appeared first on Kosovapost.net.