8’shi i PDK’së në Llap, zyrtarizon kandidaturën në zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Nexhmi Muçiqi nga fshati Llapashticë ka zyrtarizuar kandidimin e tij për Asamblenë Komunale të Podujevës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, si pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në fjalën e tij drejtuar bashkëfshatarëve, Muçiqi u shpreh se ndjen privilegj dhe përgjegjësi për përfaqësimin e të dy Llapashticave, duke premtuar angazhim maksimal për rikthimin e dinjitetit dhe rritjen e investimeve në zonë.

Ai theksoi se problemet e komunës duhet të adresohen hap pas hapi, duke filluar nga niveli familjar e deri te ai lokal e kombëtar. Sipas tij, vota e qytetarëve më 12 tetor do të jetë vendimtare për realizimin e projekteve 4-vjeçare që synojnë përmirësimin e jetës në Llapashticë dhe në të gjithë komunën e Podujevës./KosovaPost/

The post 8’shi i PDK’së në Llap, zyrtarizon kandidaturën në zgjedhjet lokale të 12 tetorit appeared first on Kosovapost.net.