Në një intervistë të dhënë për The Players’ Tribune, mesfushori i Liverpool-it dhe i Argjentinës kampione botë, Alexis Mac Allister, ka ripërshkuar periudhën e tij të vështirë te Brighton:
“Duhet t’i jap një përqafim të madh mamasë. Pa të, asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur. Nuk do të isha kampion i Premier League. Sigurisht nuk do të isha kampion i botës. Ndoshta nuk do të dinit as emrin tim.
“Në dhjetorin e 2020-ës, e mora në telefon dhe po qaja. Isha në apartamentin tim në Brighton, ajo ishte në shtëpi në Buenos Aires. Kisha humbur arsyen. I thashë: ‘Mama, nuk duroj dot më. Do të kthehem në shtëpi. Duhet të largohem nga këtu’.
“Në atë kohë luaja shumë pak për Brighton-in. Ishte e turpshme, sepse mbaja numrin 10 i një klubi të Premier League, ëndrra e shumë fëmijëve në Argjentinë, por nuk isha askush. Emri im nuk kishte asnjë rëndësi. Mendoja se isha i mallkuar”.
Më shumë në lidhje me atë periudhë: “Ne futbollistët themi gjithmonë se bëhemi burra shumë shpejt. Por, për disa aspekte të tjera, je akom një fëmijë. I telefonoja mamasë sime çdo ditë, për ta pyetur si ndizej soba dhe si përdorej lavatriçja. Dhe isha vetëm, nuk luaja, një situatë dëshpëruese.
“Shumë nuk e dinë, por për Krishtlindje, pa tifozë në stadium, kisha bërë gati valixhet. Kisha marrë disa oferta, një nga Rusia dhe një nga Spanja, dhe e kisha marrë vendimin. Mamaja ishte kthyer në Buenos Aires dhe një ditë i telefonova duke qarë pa pushim dhe i thashë: ‘Do të largohem. Nuk ia dal dot më’.
“Megjithatë, mamatë dinë gjithmonë çfarë të thonë. Më ktheu mbrapa në kohën kur luaja në oborr çdo ditë me vëllezërit e mi. Në fillimin e verës, bari ishte shumë i lëmuar dhe në fund të verës kthehej në një pellg balte për shkak të rrëshqitjeve tona”.
Më pas erdhi kthesa: “Pas Krishtlindjes, te Brighton kishim shumë dëmtime dhe nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të më aktivizonin. Mendoj se shumë ndeshje kanë parë Match of the Day dhe kanë pyetur veten: ‘Kush është ky Mac Allister? Është skocez? Është argjentinas? Çfarë?! Djaloshi me mjekrën e kuqe?!’. Kur shënova atë gol kundër Everton-it në janarin e 2022-shit, ndjeva se gjitçka kishte shkuar në mënyrën e duhur”.
Gjithçka ndryshoi me De Zerbi-n: “Kur erdhi ai si trajner sezonin pasardhës, pak muaj para Kupës së Botës, ndryshoi gjithçka për mua. Gjëja kryesore që më ndihmoi të përmirësoja ishte aftësia për të analizuar fushën.
“Merrnim Odegaard si shembull. Për mua, ai është një nga më të mirët në botë në këtë lloj analize. Koka e tij nuk rresht së lëvizuri. De Zerbi më bëri këtë dhuratë dhe kjo e përmirësoi shumë lojën time”.
The post “Doja të hiqja dorë nga gjithçka në 2020”, Mac Allister: De Zerbi dhe mamaja më shpëtuan appeared first on Telesport.