Bayern Munich ka hapur bisedimet me skuadrën e Chelsea për transferimin e sulmuesit, Christopher Nkunku. Lajmi është konfirmuar sot nga “talkSPORT”.
Kampionët e Bundesligës u interesuan për lojtarin ndërkombëtar francez edhe në janar, por çmimi i kërkuar nga Chelsea, prej 60 milionë eurosh, asokohe u konsiderua shumë i lartë dhe bisedimet u mbyllën shpejt.
Ndërkohë që, këtë herë, ideja e bavarezëve është një huazim me opsion blerjeje, që do të kishte një kosto më të përballueshme nga kampionët e Gjermanisë.
Gjithsesi, ideja për një marrëveshje e përhershme nuk është përjashtuar ende, pasi te Chelesa janë të përgatitur për një largim të mundshëm të sulmuesit, që erdhi në vitin 2023 për 52 milionë euro.
The post Bayern nuk i ndahet Premier League, nis bisedimet me Chelsea për sulmuesin francez appeared first on Telesport.