“Unë di si t’i menaxhoj proceset dhe nuk mund ta detyrosh procesin. Është e pamundur. Askush nuk është si Harry Potter“. Ky ishte komenti i trajnerit Erik Ten Hag përpara debutimit të tij në Kupën e Gjermanisë si trajner i Bayer Leverkusen.
Një batutë që të kujton atë të José Mourinho si trajner i Romës (“Njerëzit mendojnë se unë jam Harry Potter”). Implikimi është i ngjashëm: është e vështirë të bësh mrekulli kur rindërton një ekip, që ka pësuar shumë ndryshime këtë verë.
“Harry Potter vërtet e di si ta ndërtojë një ekip shpejt dhe të ketë sukses në të njëjtën kohë, por nuk është kështu se si funksionon futbolli i nivelit të lartë”, shtoi trajneri holandez, që diskutoi gjithashtu perspektivat e tij te Bayer.
“Për mua, fillimi i sezonit është mesi i marsit. Më 1 prill, duhet të jesh në gjendje të fitosh diçka. Deri atëherë, të gjithë duhet të punojmë shumë për të arritur atje, për të zhvilluar dhe avancuar modelin e lojës dhe për të zhvilluar ekipin dhe lojtarët individualë“, tha Ten Hag.
The post Ten Hag ul stekën te Leverkusen: Nuk jam Harry Potter, mos prisni mrekulli nga unë appeared first on Telesport.