Kthimi i Kolo Muani te Juventus është tashmë një marrëveshje e kryer. Bardhezinjtë kanë arritur një marrëveshje me PSG për sulmuesin francez, i cili pritet të mbërrijë në Torino në ditët në vijim dhe të jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë të sezonit (të dielën, 24 gusht kundër Parmës).
Marrëveshja pritet të jetë një huazim prej 10 milionë eurosh, me një opsion të detyrueshëm blerjeje të vendosur në 45 milionë euro. Negociatat, të cilat kishin vazhduar për disa javë, e kanë kënaqur lojtarin, i cili gjithmonë kishte shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer te Juventus.
Juventus dhe PSG arritën marrëveshjen pasi parisienët këmbëngulnin për një tarifë prej rreth 65 milionë eurosh. Ndërsa bardhezinjtë arritën të siguronin një zbritje të vogël me formulën 10 milionë euro tani + 45 euro në fund të sezonit të ardhshëm.
Kolo Muani mbërriti te Juventus në huazim në janar. Sulmuesi 26-vjeçar francez shënoi tetë gola në 16 paraqitje në Serie A, duke bindur Tudor, i cili këmbënguli për rikthimin e tij. Tani, Juventus përballet me lojtarë që po largohen.
The post Juventus arrin marrëveshjen me PSG, sulmuesi francez rikthehet sërish në huazim te bardhezinjtë appeared first on Telesport.