Fitore me “dhimbje”, Dinamo ndeshjen e ardhshme e luan pa Baton Zabërgjën

Skuadra e Dinamo Tiranës bëri histori duke mposhtur 3:1 Hajduk Splitin në ndeshjen e UEFA Conference League dhe duke siguruar finalen e play-offit.

Golin e parë të ndeshjes mbrëmë e shënoi Baton Zabërgja.

Dhe kjo ishte ndeshja e tij e fundit me fanellën e klubit shqiptar, pasi po transferohet në Ukrainë.

Zabërgja po e mbyll aventurën pozitive në futbollin shqiptar, pasi tashmë ka arritur marrëveshje me Metalist 1925 dhe pas tri ditësh pritet t’i bashkohet klubit për një shumë prej 800 mijë euro.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës e lë në “lloç” Dinamon, pasi në ndeshjen që i duhet më së shumti s’do jetë aty.

Ekipi i Ilir Dajës në ndeshjen e playoffit do të luajë ndaj Jagiellonia nga Polonia, dhe sigurisht që i duhet tashmë një lojtar për ta mbuluar zbrazëtinë e “Zabit”.