Ardian Ismajli një muaj pushim pas dëmtimit, rrezikon edhe ndeshjen me kombëtaren

Torino po përballet me një dëmtim serioz në mbrojtje, me Ardian Ismajli që do të mungojë në takimet e radhës. “Testet instrumentale kanë zbuluar një tendosje të pjesshme në muskulin semimembranosus të kofshës së djathtë”, njoftoi klubi “granata” në një deklaratë zyrtare.

Mbrojtësi shqiptar, një nga fytyrat e reja të Torinos këtë verë, i ardhur si transferim i lirë nga Empoli, do të mungojë për rreth një muaj.

Pra, zyrtarisht, aventura e tij me Torino pritet të fillojë pas pushimit ndërkombëtar të shtatorit, pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Madje Ismalji rrezikon të mos luajë as me kuqezinjtë në ndeshjen e 9 shtatorit, ndaj Letonisë.

Për trajnerin Baroni një mungesë e rëndësishme, pasi shqiptari do të mungojë në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Modena (e hënë, 18 gusht) dhe ndeshjet e Serie A kundër Inter (25 gusht) dhe Fiorentina (31 gusht).

The post Ardian Ismajli një muaj pushim pas dëmtimit, rrezikon edhe ndeshjen me kombëtaren appeared first on Telesport.