Rrëfehet Arteta: Dua të jem trajneri tek i cili lojtarët kanë nevojë dhe besim

Një intervistë për “The Athletic”, trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, foli për detyrën e ngarkuar për t’i udhëhequr “topçinjtë” drejt fitoreve pas një periudhe të gjatë thatësire. “Ekipi është rritur aq shumë në çdo aspekt saqë sot ata kanë nevojë për një Arteta të ndryshëm nga ai që erdhi”, tha spanjolli.

Një trajner duhet të përshtatet gjithmonë dhe të kuptojë se çfarë është vërtet e rëndësishme, çfarë mund ta ndezë vërtet atë zjarr që i lejon ekipit të performojë në mënyrën më të mirë. Kjo është arsyeja pse dua të jem pikërisht ajo që lojtarët e mi kanë nevojë, sepse secili prej tyre ka nevojë për një trajner të ndryshëm”, shtoi Arteta.

Më tej, trajneri i Arsenal komentoi: “Kjo më shtyn të bëj gjëra të reja që mund të më bëjnë vetëm një trajner më të mirë. Nuk mund ta injorojmë faktin se dëshira për të luajtur çdo ndeshje është diçka super positive. Ajo që lojtarët duhet të kuptojnë është se unë marr vendime për një arsye të caktuar”.

Asnjëherë nuk vendos pa menduar. Sepse ai person që po përjashtoni është ndoshta vetëm në një vend të huaj, pa mbështetjen e familjes së tij dhe e vetmja arsye pse ata janë këtu me mua sot është për të luajtur”, deklaroi Mikel Arteta.

Në futboll, asgjë nuk garanton fitoren. Nuk ka rëndësi nëse jeni i ri apo me përvojë. Si trajner, duhet të ndiheni sikur lojtari që zgjidhni është gati të përballojë situatat që do të hasë në atë ndeshje specifike. Tundimi do të jetë gjithmonë t’u jepni mundësi lojtarëve me përvojë, sepse edhe nëse bëjnë gabime, ata nuk do të jenë të parët në karrierën e tyre dhe dinë si të reagojnë”, tha Arteta.

The post Rrëfehet Arteta: Dua të jem trajneri tek i cili lojtarët kanë nevojë dhe besim appeared first on Telesport.