Habit presidenti i Dinamos: Me trajnerin Ilir Daja kemi kontratë 30-vjeçare…

Presidenti i Dinamo City, Adrian Bardhi, foli tejet i emocionuar pas fitores 3-1 ndaj Hajduk Spliti në “Arena Kombëtare”, rezultat historik që e kualifikoi skuadrën e tij në “play off”-in e “Conference League”:

“Kisha shumë besim tek ekipi, te çunat. Jemi përgatitur shumë, kisha besim se do t’ia dilnim. E mendoja këtë mbrëmje. Ardhja e Dajës ishte ajo që doja për Dinamon. Ishte njeriu i duhur për të arritur deri këtu. Kemi një grup djemsh të mrekullueshëm, i përshëndes edhe iu them: forca Dinamo! Me Dajën do të shkojmë shumë larg.

Trajneri Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare me Dinamon, i mungojnë edhe 29 vite të tjera. Jam shumë rehat me të. Është hera e parë që unë i shikoj 120 minutat lojë të Dinamos. Një nga sprovat e forta emocionale, që unë e kalova.

Dinamos i takon të jetë gjithmonë pretendente për titullin kampion. Gjithmonë objektivat e kësaj skuadre do të jenë për të fituar kampionatin. Kemi bërë shumë gjëra për ta kthyer Dinamon të madhe. I bëj thirrje popullit dinamovit, që t’i bashkohet skuadrës. Tifozët dinamovitë janë gjithmonë të mrekullueshëm”.

The post Habit presidenti i Dinamos: Me trajnerin Ilir Daja kemi kontratë 30-vjeçare… appeared first on Telesport.