Drita nuk ia doli të përmbysë disavantazhin ndaj FCSB-së, duke u mposhtur 3-1 në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Europa League.
Rumunët e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në epërsi në minutën e parë me Juri Cisottin, i cili shënoi me kokë pas një krosimi perfekt.
Vetëm në minutën e 18-të, David Miculescu dyfishoi avantazhin me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të djathtë.
Drita pati një moment të diskutueshëm në minutën e 24-t, kur kërkoi penallti, por gjyqtari nuk e akordoi.
Në pjesën e dytë, gjilanasit u rikthyen në lojë me një gol të bukur të Veton Tushës në minutën e 52-të, pas një asistimi të saktë nga krahu, duke e dërguar topin me goditje të ulët në këndin e majtë të portës.
Por shpresat e Dritës morën goditje të rëndë në minutën e 68-të, kur Rron Broja u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.
Me një lojtar më pak, Drita e pati të vështirë të mbante ritmin dhe në minutën e 86-të, Dennis Politic vulosi rezultatin 3-1 dhe eliminimin e ekipit të Kosovës.
Drita ka mësuar kundërshtarin e play-offit për Ligën e Konferencës, një rival tashmë i njohur, pasi përballë do të ketë klubin nga Luksemburgu, FC Differdange 03, me të cilin u ndesh edhe në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Drita kishte arritur ta mposhtë në të dyja ndeshjet, fillimisht në Prishtinë me rezultat 1-0, pastaj edhe si mysafire me rezultat 3-2.
The post Drita eliminohet nga Europa League, tani ka shansin e artë për grupet e Conference! appeared first on Telesport.