Nisma publikon listën e kandidatëve për asamblistë të Prishtinës (emrat)14 gusht

Nisma Socialdemokrate ka publikuar listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Bartës i kësaj liste është Endrit Zabërgja, ka thënë se Nisma për kryeqytetin ofron standardin politik të së sotmes dhe të nesërmes.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që para jush të prezantoj listën tonë, ekipin më të zgjedhur të kryeqytetit. Listë me 70% rini dhe afro 50% gra, lista e NISMA-s për kryeqytetin ofron standardin politik të së sotmes dhe të nesërmes. Dashuria për Kryeqytetin, përkushtimi dhe puna na bëjnë të dalluar, prandaj edhe kërkojmë besimin tuaj me sinqeritetin më të plotë. Së bashku me të gjitha lagjet, fshatrat, profesionet dhe familjet e dalluara të kryeqytetit, ne do të vazhdojmë përjetësisht angazhimin tonë për Prishtinën e përjetshme!”, ka shkruar Zabërgja në “Facebook”.