Gonçalo Ramos, goli në “frymën e fundit” ndryshon gjithçka për portugezin

Me golin në “frymën e fundit”, Gonçalo Ramos i dha PSG shansin të shkonte te penalltitë kundër Tottenham dhe fitonte Superkupën e Europës, të mërkurën mbrëma.

Në mbrëmjen magjike të Udines, portugezi shënoi për 2-2, duke e çuar ndeshjen te 11-metërshat dhe heshtur zërat për një largim të mundshëm. “Po, do të qëndroj te PSG”, – deklaroi ai për “Le Parisien”.

24-vjeçari, që pas ardhjes së Luis Enrique ka humbur minutazhin e aktivizimit për shkak të spostimit të Ousmane Dembélé në rolin e qendërsulmuesit. Për pasojë ishte përfolur largimi këtë verë, me Milanin që ka “sondazhuar” situatën e tij.

Tani, pas këtij goli vendimtar, pak ditë para nisjes së Ligue 1, klubi kampion i Europës duket i vendosur ta mbajë Ramos, me këtë të fundit gati për të qenë sërish njeriu i momenteve të mëdha.

The post Gonçalo Ramos, goli në “frymën e fundit” ndryshon gjithçka për portugezin appeared first on Telesport.