“Çfarë pritjeje, mezi po pres të nis ta shpërblej besimin e klubit. Kjo aventurë e re më magjeps”, – tha Marvin Cuni, në një intervistë për “La Repubblica”, duke qenë edhe blerja e parë e Sampdorias në këtë merkato verore.
Sulmuesi bluzi foli për projektin e klubit ligurian: “Nuk jam tipi që bën premtime. Jam dakord me teorinë e trajnerit Donati për të ecur ‘me drita të fikura’, ndeshje pas ndeshjeje, por bëj një saktësim: nëse vjen të luash te Sampdoria, e di çfarë të pret dhe çfarë ambiciesh duhet të kesh. Të synosh lart është e pashmangshme. Ky klub ka një emër të madh në Serie A. Njerëzit janë mësuar me nivele të larta. Edhe tifozët, me mbështetjen e tyre, të bëjnë t’i dyfishosh përpjekjet, t’i shumëfishosh energjitë. Duhet të kesh motivim të jashtëzakonshëm”.
Sa iu përket arsyeve që e shtynë të largohej nga Rusia, shqiptari shtoi: “Si futbollist duhet të jem i fokusuar te puna në fushë, nëse ambienti rreth teje është i këndshëm, aq më mirë. Në Rusi shkonte minus 20 gradë në dimër…, nuk durohej. Nuk u përshtata dot. Luhej futboll ndryshe, ishte mentalitet ndryshe. Periudha atje më bëri të kuptoj sa e bukur është Italia, do të jetoja këtu përgjithmonë”.
The post Marvin Çuni: Minus 20 gradë, nuk durohej. Ja pse e lashë Rusinë për Sampdorian appeared first on Telesport.