Kur një foto vlen sa 1000 fjalë…; Kroos “bekon” ndërrimin e brezave te Real Madridi

Toni Kroos ka ndarë në rrjetet sociale një foto të mbushur me simbolikë për madridistët. Në të, gjermani shfaqet pranë Luka Modric, ndërsa përpara tyre duken Kylian Mbappé dhe Federico Valverde, duke mbajtur përkatësisht numrat 10 dhe 8, të njëjtët numra që mbanin Modric dhe Kroos gjatë epokës së fundit të artë të klubit.

Imazhi, i krijuar nga një tifoz (@roro.madrid_7), është interpretuar si mesazh i qartë për kalimin e stafetës te gjenerata e re në mesfushë dhe në sulmin e “Los Blancos”. Kroos, i cili është tërhequr së fundi nga futbolli profesionist, duket sikur iu jep bekimin atyre që pritet ta udhëheqin të ardhmen e Real Madridit.

Kroos resube la publicación a su Instagram

Përveçse një gjest nostalgjik, postimi thekson edhe idenë e vazhdimësisë dhe evolucionit të skuadrës së bardhë. Trashëgimia e një prej dysheve më të mira të mesfushës në historinë e klubit madrilen tani është në duart e një brezi të ri me talent, uri dhe të njëjtën ëndërr për të vazhduar të bëjnë histori në “Santiago Bernabéu”.

Dyshja Modric-Kroos la gjurmë të thella me dominimin e lojës dhe elegancën në fushë, duke ngritur shumë trofe, disa Champions League, çka e bëri edhe më të madhe legjendën e klubit të bardhë. Tani, Valverde dhe Mbappé, me profile të ndryshme, por po aq vendimtarë, duket se janë të thirrur të marrin stafetën dhe të shkruajnë kapitullin e tyre në historinë e Real Madridit.

The post Kur një foto vlen sa 1000 fjalë…; Kroos “bekon” ndërrimin e brezave te Real Madridi appeared first on Telesport.