Bierhoff: Nuk ka më sulmues të fortë me kokë, Milanit do t’i bënte shumë punë Vlahovic

Oliver Bierhoff nuk vonoi shumë për t’u ambientuar në Udine kur mbërriti në vitin 1995 nga Ascoli. Asoskohe ishte ende një sulmues me shumë shpresa. Ata në Udine janë pak “gjermanë”, seriozë, punëtorë, dhe padroni Pozzo, siç kujton ende, “më dhuroi një çekiç që funksionon edhe pas 30 vitesh”.

Bierhoff ka qenë drejtor sportiv i Gjermanisë deri në Botërorin e Katarit, ndërsa lidhja e tij me Udine nuk është prishur kurrë. Ai ishte atje për finalen e Superkupës së Europës, prej nga dha këtë intervistë për “Gazzetta dello Sport”:

Si e sheh Milanin?
Vjen nga një sezon shumë i vështirë. Objektivi duhet të jetë i lartë, kualifikimi në Champions, por nevojitet të jetë më i qëndrueshëm dhe konkret.

Një sulmues si ju do t’i duhej Milanit…
Në të vërtetë sot nuk ka shumë sulmues të fortë në kokë, as në Gjermani. Vitet e fundit theksi është vënë më shumë te lojra me top, organizimi, por mendoj se shpejt do të kthehemi pak pas. Kundër mbrojtjeve të mbyllura dhe të përgatitura duhet dikush që t’a zgjidhë situatën me një krosim apo top të lartë. Ky diskutim vlen edhe për mbrojtësit, ndoshta të aftë në repart, por më pak individualisht.

Pra, goditjet me kokë mund të jenë edhe sot të rrezikshme…
Pa diksutumi që po. E dini, por kujtoj edhe Uwe Seeler tonë, një sulmues shumë i fortë me kokë. Stërvitej me top të rëndë për të mësuar të godiste, jetoi 85 vite.

Cili është numri 9 më i mirë sot, sipas jush?
Do të thoja Haaland, që është më i aftë se unë, më dinamik. Shikon lëvizjet brenda dhe jashtë zonës, sheh hapësirat, i jep thellësi skuadrës së tij. Unë isha më shumë i zonës së 16-metërshit.

Te Milani “juaj” flitet për Hojlund dhe Vlahovic…
Parimisht e njoh shumë pak Hojlund, nuk do të ishte serioze ta gjykoja. Vlahovic po, luan në Itali prej kohësh, nuk do të kishte probleme adaptimi, do ta ndihmonte shumë Milanin. Sidoqoftë, shpesh harrohet një gjë: duhet një skuadër që luan për numrin 9, që krijon situata me krosime, pasime, manovra. Kur skuadrat e mia kishin probleme, as unë nuk performoja maksimalisht. Nuk është vetëm çështje e sulmuesit.

Te Milani ishte edhe Maldini që tani, le të themi, nuk ka skuadër…
Bisedoj shpesh me Paolo, ka pasur karrierë të madhe, ndaj nuk mund të presësh që një detyrë e re të nisë nga zeroja. Njerëz si ai janë të nevojshëm. Do ta shihja mirë në rolin tim, te kombëtarja, me përvojën e tij. Gjithsesi, kudo që të shkojë duhet të ndihet i lirë të shprehë mendimin e tij.

Te Milani juaj ishte edhe Gattuso, sot trajner i Italisë. A ju habit ky fakt?
Jo, madje jam i lumtur për Rino. Kur erdhi te Milani nuk konsiderohej një emër ‘sugjestionues’, por u rrit dhe u bë i madh. Do të më pëlqente ta shihja përsëri dhe të flisja për futbollin me të. Shpresoj që Italia të kualifikohet, ju siguroj që të gjithë e duam Italinë në Botëror. Unë do të isha gati të luaja për të, nuk e di nëse është dakord. Por, nëse nuk gaboj, Rino duhet të kujdeset pak për peshën…

The post Bierhoff: Nuk ka më sulmues të fortë me kokë, Milanit do t’i bënte shumë punë Vlahovic appeared first on Telesport.