Kur duhen edhe pak ditë deri në fillimin e sezonit të ri, dëshira për futboll është tashmë e lartë në Itali. Kjo është e dukshme në numrat e abonimeve sezonale, që kanë arritur shitje rekord.
Fundi traumatik i sezonit të kaluar (nga ëndrra e një triplete te humbja ndaj Mynihut dhe pa tituj) nuk e ka zbehur pasionin e tifozëve të Inter. Ata janë dyndur për të rinovuar abonimet e tyre sezonale në masë.
Klubi zikaltër ka arritur në 40,000 abonime sezonale deri më tani dhe ka ende afërsisht 1,300 vende të lira në dispozicion.
Ardhja e Gasperinit si trajner ka ndezur bazën e tifozëve të Romës: 40,000 abonime sezonale janë blerë, me shitjet tashmë të mbyllura dhe të shitura.
Në vendin e tretë të abonimeve është Milan, që vjen nga një sezon zhgënjyes. 32,000 tifozë kuqezinj besojnë verbërisht në drejtimin e ri të Allegri dhe nuk duan të humbasin magjinë e Modric.
Abonimet sezoni 2025-2026
Inter – 40,000
Roma – 40,000 (të shitura)
Milan – 32,000 (të shitura)
Genoa – 28,101 (të shitura dhe rekord)
Lazio – 27,700
Napoli – 24,000 (të shitura)
Bologna – 21,000
Lecce – 19,409
Juventus – 19,200
Atalanta – 15,300 (të shitura)
Cagliari – 13.100
Fiorentina – 12100
Verona – 12,000
Parma – 11,257
Udinese – 9,939
Cremoneze – 7,353 (rekord)
Como – 6,800 (të shitura)
Piza – 4,000
Sassuolo – 2,500
Torino: Shifra s’është publike
The post Serie A publikon shifrat e para: Inter dhe Roma në krye të abonimeve, Juventus e Napoli jashtë “top-5” appeared first on Telesport.