Djali dhe vëllai i presidentit serb udhëheqin protestën kundër opozitës

Danilo Vuçiq, djali i madh i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, është parë mbrëmë në kampin pranë parkut Pioneri i njohur si Çacilend.

Djali i presidentit në një moment u pa pranë ndërtesës që ndante mbështetësit e SNS-së dhe qytetarëve, të ndarë nga një kordon pranë Kuvendit.

Më herët në rrjetet sociale ishte shfaqur një video e xhaxhait të tij Andrej, i cili ecë në turmë me disa djem të rinj në drejtim të këtij parku.

Në video shihet se si turma e protestuesve e thërrasin, ndërsa ai u përgjigjet me terma fyes “ustash”, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, me një dozë ironie vëllai i tij dhe babai i Danilos, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një video nga Çacilendi, nga ku porosit se “është me popullin”.

Andrej, funksionar i lartë i Partisë Përparimtare Serbe dhe vëllai i presidentit aktual, mbrëmë ka udhëhequr një grup të rinjsh që besohet të jenë mbështetës së SNS-së, që ishin nisur drejt kampit Pioner.

Ndryshe në Beograd dhe qytetet e tjera të Serbisë, mbrëmë janë mbajtur shëtitje të protestuesve në shenjë proteste për sulmet e mbështetësve të SNS-së që kanë ndodhur mbrëmë në Vrbas, ku demonstruesit janë goditur me mjete të forta dhe mjete piroteknike – derisa policia nuk ka reaguar fare. /Telegrafi/

 

The post Djali dhe vëllai i presidentit serb udhëheqin protestën kundër opozitës appeared first on Kosovapost.net.