Gjithçka ka mbaruar për transferimin e anësorit Kingsley Coman te Al Nassr.
Skuadra arabe ka arritur një marrëveshje me Bayern Munich për një tarifë prej rreth 30 milionë eurosh, ndërsa lojtari do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.
Francezi, që prej 10 sezonesh ka veshur fanellën e bavarezëve, që sot do të udhëtojë për në Arabi për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë.
Ardhja e Luis Diaz i ka mbyllur përfundimisht derën Coman, që pas 339 ndeshjesh dhe 72 golash me Bayern Munich thotë “lamtumirë”.
Për lojtarin 29-vjeçar ishin interesuar edhe në Premier League, por konkurrenca ishte e madhe. Oferta e ardhur nga Arabia dhe rroga që ofroi Al Nassr bënë që ai të transferohet në Ligën Arabe.
The post Francezi i thotë “lamtumirë” Bayern pas 10 sezonesh, transferohet për 30 milionë euro në Arabi appeared first on Telesport.