Në orët e fundit, Barcelona ka marrë “dritën jeshile” nga La Liga për të regjistruar Joan Garcia në listën e lojtarëve për sezonin e ri. Një vendim i marrë pas dëmtimit të radhës së Ter Stegen. Portieri i ri blaugrana foli për “Mundo Deportivo”:
A keni vuajtur nga kjo pritje për regjistrim në listën e Barcelonës?
Jo, nuk kam vuajtur. Kur firmosa, e dija se si qëndronin gjërat. Kam qenë dhe jam i gatshëm t’i përballoj, jam i qetë. Kjo është ajo që më transmeton klubi, pra qetësi. Më thonë se gjithçka do të shkojë mirë dhe unë kam besim për këtë.
Duke parë këto probleme, a keni pasur dyshime për të firmosur me Barcelonën?
Sportivisht dhe për një projekt afatgjatë nuk kam pasur asnjë dyshim. Sigurisht, të vish nga Espanyol krijon ndonjë dilemë, por sportivisht aspak.
Çfarë mendoni për Barcelonën duke e parë nga brenda?
Që është një klub i madh, në çdo aspekt. E vërteta është se ndihem shumë rehat, jam jashtëzakonisht i lumtur.
The post Joan Garcia regjistrohet në listën e Barcelonës: Isha i qetë, e dija se çfarë më priste appeared first on Telesport.









