Nuredin Lushtaku rikthehet te Samiu

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se PDK-së në Skenderaj iu bashkua subjekti politik “Ideal”, i cili ishte themeluar nga Nuredin Lushtaku.

Tahiri ka pohuar se personalitetet e këtij subjekti tashmë janë bashkuar me PDK-në, dhe do ta mbështesin kandidatin e PDK-së për Kryetar të Komunës së Skenderajt,  Sami Lushtakun.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot, Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj iu bashkua edhe subjekti politik “Ideal”, i cili prej vitesh ka vepruar në këtë komunë. Ky subjekt udhëhiqej nga njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuredin Lushtaku. Pjesë e këtij subjekti kanë qenë shumë gra e burra që kanë dhënë kontribut të çmuar e të pandërprerë për Skenderajn dhe Kosovën. Nga sot, këto personalitete i bashkohen PDK-së, ndërsa subjekti “Ideal” përmbyll veprimtarinë e tij politike. Në zgjedhjet e 12 tetorit, ata do të mbështesin kandidatin e PDK-së për Kryetar të Komunës së Skenderajt,  Sami Lushtakun”, ka deklaruar Tahiri.

Tutje ai i ka uruar mirëseardhje gjeneralit Nuredin Lushtaku!

Pata kënaqësinë që në këtë aktivitet të jem së bashku me deputetin Përparim Gruda dhe anëtarin e Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti. Na priftë e mbara”.

The post Nuredin Lushtaku rikthehet te Samiu appeared first on Kosovapost.net.