Iñigo Martínez u largua javën e kaluar nga Barcelona në mënyrë të papritur për t’u transferuar tek Al Nassr, në kampionatin arab. Ish-mbrojtësi i Barcelonës foli për herë të parë mbi largimin e tij në një intervistë për “Onda Vasca”.
Oferta – “Me shumë gjasa do ta kisha menduar më gjatë nëse do të kisha më shumë se një vit kontratë. Nuk kisha një pagë të ulët te Barça dhe familja ishte e lumtur. Nuk ka qenë e lehtë ta merrja këtë këtë vendim, sepse pas vete kam edhe bashkëshorten e vajzat. Me siguri po të kisha më shumë vite kontratë, do ta kisha menduar”.
Flick – “Fola me trajnerin pas kthimit nga turneu aziatik. Isha i sinqertë me të, sepse e dija që do të më kuptonte plotësisht. Më kishte mbetur vetëm një vit kontratë dhe jam 34 vjeç. Këto ‘trena’ të kalojnë rrallë në karrierë dhe është e vështirë të thuash ‘jo’. Ky vendim e zuri paksa në befasi, por e kuptoi plotësisht që nga minuta e dytë. Ishte një bisedë e këndshme dhe më erdhi shumë keq, sepse kishte respekt të ndërsjellë mes nesh. Ishte një moment i trishtë, jo i tensionuar, por me shumë emocion, sepse kupton që po mbaron koha për të qenë bashkë dhe që nuk do të isha më pjesë e grupit. E dija sa i rëndësishëm isha për të”.
Kontrata – “Kur e sheh ofertën, nuk e beson. Askush nuk është i përgatitur të shohë kontrata të tilla, të paktën unë jo. Unë kam qenë një punëtor i fushës së futbollit, duke u ngjitur shkallë-shkallë me mund dhe djersë, por kur merr një kontratë të tillë, të zë krejt papritur, sidomos për familjen”.
“Camp Nou” – “Më vjen keq që nuk do të jem atje. Do të kisha dashur ta njihja nga afër, sidomos pas ristrukturimit të plotë”.
The post “Mora ofertë të pabesueshme”, Iñigo Martínez zbardh arsyet e largimit nga Barcelona appeared first on Telesport.