Betonohet pllaka e urës së re mbi lumin Ibër

Sot është bërë betonimi i pllakës së njërës prej dy urave të reja që po ndërtohen mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Kjo urë është e dedikuar për automjete dhe tashmë është në fazën përfundimtare të ndërtimit, derisa me të njëjtin ritëm është paralajmëruar të vazhdojë edhe ndërtimi i urës tjetër të dedikuar për këmbësorë.

Urat e reja janë pjesë e projektit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi ndërmjet pjesës jugore dhe asaj veriore të Mitrovicës, qytet i ndarë etnikisht që nga paslufta.

The post Betonohet pllaka e urës së re mbi lumin Ibër appeared first on Kosovapost.net.