Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe për merkaton, duke përmendur Fiorentinën, një nga klubet më të interesuara për Mirlind Daku (27 vjeç), qendërsulmuesin shqiptar.
Duke komentuar lidhjen e merkatos mes Daku, Rubin Kazan dhe Fiorentinës, Rakhimov tha: “Siç e kam kuptuar unë, Fiorentina do ta shesë Kean. Dhe po, ata janë të interesuar për Daku”. Trajneri i Rubin Kazan ndoshta ka mbetur pak prapa me informacionet, ose ndoshta ka në dorë të dhëna që për momentin askush tjetër nuk i zotëron.
Megjithatë, edhe pse e lidhi deklaratën e tij me të ardhmen e Kean dhe jo me një rol të mundshëm alternativ në skuadrën e Piolit, trajneri i Rubin Kazan gjithashtu konfirmoi interesin e Pradè dhe Goretti për sulmuesin e lindur në vitin 1998, pjesë e kombëtares së Shqipërisë.
Daku ka shënuar tashmë 4 gola në 4 javët e para të kampionatit elitar rus. Në përgjithësi, mbërritja e një sulmuesi të ri për Fiorentinën lidhet me largimin gjithnjë e më të mundshëm të Beltran, për të cilin ka interes pikërisht nga një klub në ish-Bashkimin Sovjetik.
The post E zbulon trajneri i Rubin Kazan: Ky klub i Serie A është i interesuar për Mirlind Daku appeared first on Telesport.