Ariana Fejzullahu, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu, duket se gëzon një raport të shkëlqyer me vjehrrën e saj, Neren.
Të dyja e kanë pohuar publikisht se mes tyre ka harmoni dhe respekt të ndërsjellë, duke hedhur poshtë çdo stereotip rreth marrëdhënieve mes nuses dhe vjehrrës.
Nera, e cila shpesh del në rrjete sociale pranë familjes së djalit të saj, nuk e ka kursyer asnjëherë vlerësimin për Arianën. Ajo e komplimenton hapur atë, shkruan “Kosovarja”.
Ky raport i ngrohtë mes tyre është shpesh komentuar si shembull pozitiv.