Wanda Nara ka folur sërish për videon intime të Mauro Icardit, e cila u përhap dhe u bë “virale” disa javë më parë. Në video nuk shfaqet fytyra e ish-kapitenit të Interit, por duken disa nga tatuazhet e tij në bark. Maurito u bë objekt talljesh për ato pamje dhe ka paditur ish-bashkëshorten e tij. Wanda vazhdon të mohojë se ia ka dërguar ajo videon modeles uruguajane Natasha Rey, e cila e shpërndau në rrjetet sociale.
“Nuk e kam dërguar unë atë video, përkundrazi, – u mbrojt Nara. – Madje më kanë fajësuar për këtë, pse nuk e kisha nxjerrë më herët, por sinqerisht nuk kam ndërmend të publikoj një video që mund të më dëmtojë”. Ajo gjithashtu theksoi se ka qenë “shumë e lumtur për 12 vite me Icardin”.
Wanda Nara iu referua edhe padisë së fundit të ngritur ndaj saj nga Mauro Icardi, ku akuzohet për braktisje të të miturve, pengim dhe ndalim të kontakteve me vajzat, madje edhe për përdorim të drogës: “E konsideroj plotësisht të pavend. I kuptoj shumë gjëra. E kuptoj që dhimbja ndonjëherë shndërrohet në zemërim, por nga aty e deri sa të thuash që nëna e fëmijëve të tu, ajo që kujdeset për ta, i ka braktisur ata…
Nuk kam përdorur kurrë substanca narkotike, as tani, as kur isha adoleshente, as kur isha beqare, as e martuar, as kur isha me të. Mendoj se, nëse dikush më njeh më mirë nga të gjithë këto persona që po përmendim, ai është Icardi, sepse me të kam qenë më shumë se me këdo tjetër.
Sigurisht që e ka bërë me qëllime të këqija. Një goditje e ulët. Nuk mund të flitet për atë që ndodhet në dosje, por shpesh flitet me mungesë të madhe respekti për një nënë që rrit pesë fëmijë dhe që sot është mbështetja ekonomike e familjes”.
The post Akuzohet se e shpërndau ajo, Wanda Nara flet për videon intime të Icardit: Më bën të dukem shumë keq… appeared first on Telesport.